Baza e Kuçovës, përfaqësuesja e NATO-s: Arritje sfiduese, punimet u përmbushën brenda afateve
Menaxherja e Përgjithshme e Agjencisë së NATO-s për mbështetjen dhe prokurimet, e pranishme në inaugurimin e Bazës së Kuçovës është shprehur se punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe me buxhetin fillestar.
Ajo gjithashtu u shpreh se tashmë, Kuçova është një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
“Është nder që gjendem me ju për të bërë përurimin e bazës së Kuçovës, që agjencia ime u kontraktoi projektimin dhe shërbimet.
Të punonim me autoritetet lokale, ofruam punime me cilësi të shkëlqyer dhe materiale që përmbushin standardet e NATO-s.
Punimet u përmbushën brenda afateve të pritshme dhe me buxhetin fillestar.
Një arritje vërtet sfiduese duke pasur parasysh trazimin e zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit.
Kuçova është një stacion modern për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Me kullë dhe dhomë kontrolli.
Ky ka qenë ekzekutim i programit të parë të investimit të NATOS dhe jemi krenarë që është ofruar mbështetje efikase”, tha ajo.