Baza e NATO-s/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së: Vlerë e shtuar në infrastrukturën e mbrojtjes tonë
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Arben Kingji në përurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se kjo bazë është e domosdoshme më shumë se kurrë për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga lindja.
“Inaugurimi i bazës së Kuçovës është ngjarje e shënuar për FA dhe për vetë anëtarët e Aleancës.
Sot ofrohet një vlerë e shtuar në infrastrukturën e mbrojtjes tonë.
Në një epokë me sfida komplekse, nevoja për një infrastrukturë të mbrojtjes është bërë më e domosdoshme së kurrë, dhe kjo bazë do t’i përgjigjet kërcënimeve që vijnë nga kufijtë lindorë të aleancës.
Gjithashtu baza ajrore Kuçovë e vetmja e këtij lloji, do të mbështesë në operacioneve në vendet e aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore.
Porti Ri i Porto Romanes do të rrisë ndjeshëm kapacitete tona detare.
Do të sigurojë hapësira të nevojshme për pritjen e vendeve të aleancës. Paralelisht FA janë futur në një proces modernizimi.
Do të rrisim prezencën në Rumani, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.”, tha ai.