Sulmi ndaj TCH/ "Range Rover-i" rezulton i vjedhur në Shkodër, targat në Tiranë

Sulmi ndaj TCH/ "Range Rover-i" rezulton i vjedhur në

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me bresdhëri mbrëmë drejt televizionit Top Channel duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola.

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj informon se mjeti me të cilin u krye e gjithë ngjarja rezulton të jetë vjedhur në Shkodër ndërsa targat që i përkisnin një mjeti tip "Ford" rezultojnë të vjedhura në Tiranë.

Viktima Pal Kola kishte rreth 6 muaj që kishte filluar punë si roje sigurie në "Oktapus" Security në Top Channel.

Ngjarja e ndodhur pak pas mesnate tronditi mbarë opinionin publik ndërsa mëngjesin e sotëm një mjet tip Range Rover që dyshohet të ketë lidhje me vrasjen është gjetur i djegur në afërsi të Golemit.

Sulmi ndaj TCH/ "Range Rover-i" rezulton i vjedhur në
Makina që dyshohet se përdorën autorët

EMISIONET