Sulmi ndaj TCh me 1 të vrarë, reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias: Autoritetet të zbardhin ngjarjen
Reagimeve ndaj ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ku roja i sigurisë, Pal Kola, së televizionit “Top Channel” mbeti i vrarë si pasojë e një sulmi me armë ndaj këtij televizioni i është shtuar një reagim i fundit nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
“Jemi të shokuar kur mësuam se ka ndodhur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në Shqipëri, ku humbi jetën një roje sigurie në objekt.
Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”, thuhet në reagimin e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias.
Ngjarja e mesnatës së kaluar, kur godina e televizionit Top Channel ishte objekt një sulmi me armë zjarri, me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi të sigurisë, po ndiqet edhe nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.
"Goditja e një mjedisi mediatik është një goditje ndaj demokracisë, ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit.
AMA shpreh ngushëllimet për familjen e punonjësit që humbi jetën nga ky agresion i papranueshëm dhe qëndron në krah të të gjithë ekipit të televizionit në këto momente të vështira.
AMA kërkon nga institucionet ligjzbatuese që të përparojnë me shpejtësi për ndriçimin sa më pare të rrethanave dhe autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore", thuhet ne reagimin e AMA-s.
???????? We are shocked to learn that there has been a firearm attack on the premises of Top Channel in #Albania, which killed a security guard at the facility. We express our condolences to the family & call on Albanian authorities to conduct independent & professional investigations. pic.twitter.com/ZpqKiQ00zg
— European Centre for Press & Media Freedom (@ECPMF) March 27, 2023