Pasmaçiu ndan parashikimet në "Ora e Botërorit": Franca e avancuar dhe beteja Messi-Mbappé për golashënuesin më të mirë
I ftuar në emisionin sportiv "Ora e Botërorit" në Ora News, regjisori Erind Pasmaçiu ka zbërthyer sfidat e fundit të turneut, duke vlerësuar formacionin e plotë të Francës së Deschamps përballë mungesave të Anglisë, ndërsa ka theksuar rivalitetin e ethshëm mes Lionel Messi-t dhe Kylian Mbappé për këpucën e artë.
"Shikoj një Francë shumë të avancuar sot. Trajneri Deschamps ka futur një formacion shumë të plotë. Kurse Anglia vjen pa, pa Bellingham dhe pa Harry Kane.
Po, patjetër që pretendojnë të dy për golashënues. Siç e tha dhe Erjoni, Franca sot do të luajë për Mbappen tashmë.
Pavarësisht se nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme, që Messi të shënojë një gol nesër, që të kalojë Mbappen.
Bej tifozëllik për Brazilin", u shpreh Pasmaçiu.

