FOTO/ Franca dhe Anglia me rezerva për medaljen e bronztë, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Francës dhe Anglisë, e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.
Trajneri Didier Deschamps i ka besuar sulmin Kylian Mbappés, i mbështetur nga Michael Olise, Rayan Cherki dhe Désiré Doué, ndërsa në mesfushë startojnë Warren Zaïre-Emery dhe Adrien Rabiot.
Në anën tjetër, Thomas Tuchel e nis sfidën me Ivan Toneyn në majën e sulmit, ndërsa pas tij do të veprojnë Bukayo Saka, Eberechi Eze, Morgan Rogers dhe Marcus Rashford. Declan Rice do të ketë rolin e liderit në mesfushë.
Në stol për Francën ndodhen emra të rëndësishëm si Ousmane Dembélé, Bradley Barcola, Aurélien Tchouaméni, Marcus Thuram dhe William Saliba, ndërsa Anglia ka si alternativa Harry Kane, Jude Bellingham, Ollie Watkins, Reece James dhe Anthony Gordon.
Përballja nis në orën 23:00 dhe do të përcaktojë fituesin e medaljes së bronztë në Botërorin 2026.


