Delia në "Ora e Botërorit": Francë-Angli është një finale e parakohshme, e meritonin trofeun

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, analisti Bashkim Delia ka komentuar përballjen për vendin e tretë dhe të katërt mes Francës dhe Anglisë, duke e cilësuar atë si një "finale të parakohshme" mes dy skuadrave që qëndronin mes pretendentëve kryesorë për titullin kampion.

"Sigurisht këto ndeshjet përsa i përket vendit të tretë, vendit të katërt nuk kanë shumë interes për pretendimet që kishte Franca. Franca bashkë me.Anglinë. Të dyja këto, të dy ekipet kanë performuar jashtëzakonisht mirë që në fazën e parë, në fazën e grupeve, si Franca dhe Anglia.

Dhe pretendentët kryesorë për të marrë titullin kampion bote kanë qenë të dyja. Pavarësisht se sot, domethënë kanë një ndeshje që është ndeshje domethënë dinjitoze, është ndeshje historike, është ndeshje dhe vendi i tretë në gjithë këtë domethënë fazë, në gjithë këtë aktivitet kaq të rëndësishëm edhe kaq popullor në të gjithë botën. Janë ekipe që domethënë e meritonin të ishin në finale. Kjo është një finale e parakohshme, por përsëri vendi i tretë dhe vendi i katërt kanë...", u shpreh Delia.

EMISIONET