FOTOJA që të lë pa fjalë/ Një 5 lekësh në xhep, e gjithë pasuria e rojes që u vra në sulmin ndaj “Top Channel”
Kjo është fotoja e një monedhe 5 lekëshe që është gjetur nga grupi i ekspertëve që po kryejnë hetimet e ngjarjes së rëndë ku televizioni publik Top Channel ishte shënjestra e një sulmi të armatosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Gazetari Elton Qyno sqaron për “Ora News” se monedha në fjalë është gjendur në vendngjarje afër vendit ku u gjend roja i sigurisë Pal Kola.
Ai ka siguruar fotografinë e kësaj monedhe që u gjet në tokë dhe që i kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.
Të shtënat me kallashnikov i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës rreth orës 1:30.
Pak minuta më vonë një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ do të pikasej në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë. Ndërsa në vendngjarje mësohet s ejanë gjetur mbi 25 gëzhoja plumbash automatiku.