I gjenden kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

I gjenden kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohet

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi në banesën e tij janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe një peshore elektronike.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A. H. ndërkohë paratë dhe dhe lënda narkotike është sekuestruar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën "Dritan Hoxha", gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET