FOTO+VIDEO/ Ndërtuesi i pallateve te ish-komplesi "Partizani" Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK

Ndërtuesi i pallateve te ish-kompleksi sportiv "Partizani" në Tiranë, Fatmir Bektashi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do të  njihet zyrtarisht me akuzat ndaj tij.

Bektashi është hetuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash. Ai akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Ndërkohë ditën e djeshme, lideri i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK, ku zyrtarisht u shpall person i pandehur.

Dje, Berisha doli nga shtëpia e tij për herë të parë pas 8 muajsh për të shkuar në SPAK për t'u njohur me akuzat.

Para godinës së SPAK-ut kryetari i PD Berisha u prit nga mbështetësit dhe figurat drejtuese të PD, të cilët ishin mbledhur në mbështetje të liderit të tyre e në shenjë proteste kundër SPAK-ut.

Berisha qëndroi 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua akuza për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani. 

EMISIONET