FLAKË NË FUSHË-KRUJË/ Vatra e zjarrit përfshin grumbullin e mbeturinave, përhapet pranë banesave

FLAKË NË FUSHË-KRUJË/ Vatra e zjarrit përfshin

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një grumbull mbeturinash në fshatin Halil të Fushë-Krujës, duke shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të afërsisë me banesat dhe përhapjes së tymit të dendur.

Flakët kanë përfshirë një sasi të konsiderueshme mbetjesh, ndërsa banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqet zjarri për mjedisin dhe shëndetin e familjeve që jetojnë pranë zonës.

Denoncimi është bërë nga një banor i fshatit, i cili ka dërguar pamje të situatës dhe ka kërkuar ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet.

Sipas tij, vatra e zjarrit ndodhet rreth 300 metra larg banesave, duke krijuar frikë për përhapjen e flakëve, veçanërisht nëse era ndryshon drejtim.

Tymi i dendur ka përfshirë zonën përreth, ndërsa banorët kërkojnë që zjarri të shuhet sa më shpejt dhe të merren masa për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.

 

EMISIONET