STUHIA 'SHKUND' SARANDËN! Xhamat e automjeteve thyhen nga rrëzimi i një pishe, tre persona përfundojnë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2026, 07:49

Stuhia e furishme e një nate më parë në Sarandë ka lënduar disa persona, ndërsa 3 prej tyre kanë marrë ndihmë në spital.
Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe në degët e stadiumit.
Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor.
Gjatë natës janë hequr të gjitha pemët e rrëzuara. Disa zona kanë pasur probleme me energjinë elektrike.

