Ekzekutimi i Arian Gosës në Kavajë, gjykata lë në burg Habib Rexhën, lirohet shoku i tij
Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest me burg për Habib Rexhën, autorin e vrasjes së Arian Gosës në 21 maj brenda një lokali në Kavajë.
Ndërsa shoku i tij, Erivs Kurti i cili dyshohet se e kishte ndihmuar të largohej pasi kreu krimin e rëndë, është lënë i lirë në arrest shtëpie nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Ngjarja që tronditi vendin ndodhi në një lokal në Kavajë. Gosa u vra me një plumb në kokë në sy të babait të tij. Habib Rexha u arratis për t’u dorëzuar pak ditë më vonë.
Rexha pretendon se u hakmor për vëllanë e tij, i cili humbi jetën në në përleshje me vëllanë e Arjan Gosës. Gjatë kësaj përleshje vdiq edhe vëllai i Gosës. Familjet kishin menduar se saga e hakmarrjeve ishte mbyllur për shkak se ishin shkaktuar nga një viktimë për secilën familje.
Në dëshminë e tij, ku shpjegonte arsyet e krimit të rëndë të kryer të dielën e 21 majit, Habib Rexha shprehet se ishte ndjerë i frikësuar nga Arjan Gosa, i cili sipas tij kishte hapur fjalë se do të vriste familjarët e fisit Rexha në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Edmond Gosës, i cili ndërroi jetë së bashku me Altin Rexhën në 29 mars pas përplasjes që këta të fundit patën me njëri-tjetrin për një konflikt të ndodhur për arsye banale.
Lajmi në përditësim...