EMRAT/ Plagosën me armë zjarri 24-vjeçarin në Kuçovë, në kërkim 4 autorët
Policia është vënë në kërkim të 4 autorëve që plagosën me armë zjarri 24-vjeçarin Donal Grymshit mesnatën e djeshme në Kuçovë.
Konkretisht në kërkim janë shpallur shtetassit: Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku.
Si ndodhi ngjarja?
Një plagosje me armë ka ndodhur mesnatën e djeshme në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkaq mjekët e spitalit të Beratit konfirmuan se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grëmshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.
Njoftimi i Policisë Kuçovë
Plagosën me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi D.G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjeksore në spital.
Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G.
Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.