DETAJET NGA SHKOZA/ Çfarë e nxiti autorin të vriste natën, kunatën e tij 37-vjeçare?
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Shkozë të Tiranës, ku një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij 37-vjeçare.
Roland Sinani dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë kunatën e tij (nusen e vëllait) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe.
Mësohet 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët e mitur 2-vjeç, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.
Sipas burimeve, autori prej vitesh nuk fliste më të vëllanë dhe kunatën.
Ai jetonte tek “Markata e peshkut”, ndrysa shpeshherë ai paralajmëronte se do ta kryete krimin.
Këtë të shtunë pasi ka kryer krimin ai ka dalë në rrugë para portës ku ka qëndruar për disa minuta dhe më pas ka shtënë dy herë në ajër, e ndërsa herën e tretë do të qëllonte për vdekje veten e tij.
Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.
Çifti ka pasur dy fëmijë, njëri 2 vjeç, tjetri 4 vjeç. Ku fëmijën e vogël e ndjera e ka pasur në dhomën e saj, ndërsa fëmija tjetër ishte tek daja.
Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake.
Sipas burimeve, autori i dyshuar, ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Tiranës dha këtë informacion paraprak:
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.