Monologu i Florjan Binajt: Tirana, qyteti që prish çdo ditë memorien e qytetarëve të saj!

Prezantuesi i emisionit investigativ "Piranjat", Florjan Binaj monologun këtë puntatë ia ka dedikuar Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.

Monologu i Florjan Binajt: Tirana, qyteti që prish çdo ditë

"Kokën nga Europa, sytë nga Kabuli. Tirana, qyteti që prish çdo ditë memorien e qytetarëve të saj", thotë Binaj teksa i referohet asaj që po ndodh në Tiranë nga pikëpamja urbanistike ku më shumë i ngjason Kabulit, se sa një qyteti gjeografikisht pjesë e Europës. 

"Nëse marrim një pjesë të bukur muzikore në pentagram, do të shohim që notat rrinë në harmoni pamore me njëra-tjetrën dhe në harmoni muzikore kur luajmë. Dhe nëse do ta përkthenim këtë harmoni në arkitekturë dhe urbanistikë, nuk ka nevojë të jesh as urbanist, as arkitekt për të kuptuar që fatkeqësisht Tirana si nga lart, si nga poshtë, si majtas, si djathtas i ngjan një grumbulli objektesh të rrëmujshme pa asnjë pikë harmonie me njëra-tjetrën që janë hedhur aty si grumbull plehrash. Përveç sistemimit që i bënë arkitektët italianë në vitet '30 të shekullit të kaluar, kur hodhën bazat e një qyteti europian", shprehet Binaj. 

Sot, në vitin 2023 Tirana nuk ka asgjë nga ato që duhet t'i kishte një kryeqytet në një vend europian.

Qytet i 'mbytur' nga kullat, nga betoni. 

Pa teatër, pa kinema, pa parqe, pa vilat e vjetra, pa muze, pa fusha sportive - katrahurë betoni, zhvillim kaotik, pa harmoni, projekt dhe plan urbanistik.

"Tirana është bërë si plaçkë, si kërmë të cilën të gjithë duan ta hanë", vijon Binaj. 

Tirana e sotme është pa histori!

tirana florjan binaj

EMISIONET