E rëndë në Tiranë/ 43-vjeçari vret gruan e vëllait me armë zjarri dhe më pas vret edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën në orët e para të kësaj të shtune.

Kjo pasi një 43-vjeçar mëspohet se ka vrarë gruan e vëllait me armë zjarri dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Burime nga vendngjarja në Shkoze bëjnë me dije se në banesë shtetasi Roland Sinani, rreth 43 vjec,  i pa martuar, dhe që merrte mjekim, pasi vuante nga shëndeti mendor dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistolete kunatën e tij (nusen e vëllait,) shtetasen Migena Sinani, rreth 37 vjeçe,  ka më pas dyshohet se ka  vrarë dhe veten.

Ështe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. 

Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Në banëse kanë qenë dy prinderit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Per vrasjen në Shkozë, ngjarje qe ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, Policia ne njoftimin zyrtar thekson se trethanat jane të paqarta.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

EMISIONET