VIDEO/ Afera e djegësave, Longinotti flet për vizitën e Veliajt në Iran

VIDEO/ Afera e djegësave, Longinotti flet për vizitën e Veliajt

Dëshmitari i munguar i SPAK për çështjen e inceneratorëve, Gabriele Tarroni Longinotti​ në intervistën ekskluzive për "Piranjat", në Syri Tv, flet për vizitën e Erion Veliajt në Iran, nga ku ai pretendon se erdhën financimet për inceneratorët

Ai thotë vizita e Veliajt në Teheran është bërë mes viteve 2017-2018 dhe e shoqëronte Miliad Lopa, shoferi i Longinottit. 

Duke i qëndruar asaj që deklaroi javën e kaluar për "Piranjat", Gabriele Tarroni Longinotti​ rikonfirmon edhe dy takimet e tij me kryetarin e bashkisë së Tiranës. 

Edhe në këtë intervistë ekskluzive me Bledian Kokën nga Dubai, Longinotti​ u qëndron deklaratave se Erion Veliaj është i lidhur me megaaferën e inceneratorëve. 

Bledian Koka: Çfarë roli ka Veliaj në këtë histori?

Gabriele Tarroni Longinotti​: Unë e di sepse ma ka thënë Lopa. Një ditë ishim në makinë dhe më thotë: - Hej sapo u ktheva nga Teherani.

Unë i thashë: Epo mirë, të lumtë. Po me kë shkove?

Ai më tha: Shkova me mikun tim kryebashkiakun e Tiranës.

Duhet të ketë qenë viti 2017 ose 2018 diçka e tillë. E kam të fiksuar në memorie të gjithë diskutimin.

Bledian Koka: Më pas ti ke deklaruar se ka ardhur Erion Veliaj në Monza tek Presenzzi SPA.

Gabriele Tarroni Longinotti​: Isha i ulur në zyrën time dhe i pashë të hynin në sallën e mbledhjeve.

EMISIONET