Detaje të reja nga vrasja në Shëngjin/ Nikolin Lekstakaj u qëllua me 5 plumba automatiku. Policia mbledh kamerat e sigurisë
Nikolin Marku Lekstakaj i njohur në Lezhë, i njohur me nofkën “Toli” u qëllua 5 herë më armë zjarri llojit automatik.
4 prej plumbave i mori në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 2 predha: një në trupin e viktimës dhe një tjetër në një shtyllë elektrike.
42-vjeçari babai i 3 fëmijëve sipas policisë ka qenë nën vëzhgimin e atentatorëve deri në momentin kur ndodhi ekzekutimi. Deri më tani janë sekuestruar kamerat e sigurisë.
Nga këqyrja e tyre është zbuluar vetëm mjeti i autorëve, por pa mundur të zbulohet targa.
Në vrasjen e Lekstakaj dëshmitarë të ngjarjes kanë qenë dy persona që ishin në market.
Ata janë shitësja dhe një djalë i mitur, rreth moshës 16 vjeç.
Nga dëshmia e tyre mësohet se nuk janë marrë të dhëna që i shërbejnë hetimit.
Ata kanë treguar se Nikolini erdhi në market i veshur më një bluzë të bardhë dhe me pantollona të shkurtra, ku bleu një pije freskuese.
Sapo ka dalë u qëllua nga një makinë për të cilën pas krimit kanë marrë rrugën në drejtim të Shkodrës.
Si motiv policia ka hakmarrjes ose gjakmarrjes. Për këtë të fundit hetusit e lidhin më ngjarjnë e ndodhur me 19 prill ku u vra Ardian Nikulaj në lokalin e tij “Coral” në Shëngjin.
Sipas të dhënave, fisi Nikulaj ka një hasmëri të vjetër me fisin Lekstakajt ku ndër vite ka prodhurar edhe viktima.