I shtrirë përmbys dhe i pajetë, “Ora News” publikon pamjet e momenteve të para pas ekzekutimit në Nikolin Lekstakajt në Shëngjin

I shtrirë përmbys dhe i pajetë, “Ora News” publikon

Televizioni “Ora News” ka siguruar pamjet në momentin e parë pas ekzekutimit të 42-vjeçarit Nikolin Marku Lekstakaj në Shëngjin të Lezhës pasditen e djeshme.

Nga pamjet e fiksuara, viktima shfaqet i shtrirë përmbys në tokë dhe i pajetë, ku duket që ishte i veshur me bluzë të bardhë dhe me tuta të shkurtëra ngjyrë blu dhe të zeza.

I shtrirë përmbys dhe i pajetë, “Ora News” publikon
Në foto: Viktima Nikolin Marku Lekstakaj, pak minuta pas ekzekutimit

Sa i përket dinamikës së hetimeve mësohet se Policia e Lezhës edhe 1 ditë pas vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj po vijon me mbledhjen e provave, si dhe me marrjen e dëshmive të personave mund të kenë parë krimin e rëndë.

Deri më tani policia po vlerëson dëshminë e një gruaje dhe një 16-vjeçari.

Nga kamerat e sigurisë, është konstatuar se 42-vjecari afrohet me një mjet i tipi “Mercedes-Benz” me portobagazh dhe futet në market ku blen një pije freskuese.

Të gjitha plumbat viktima i ka marrë në pjesën e barkut dhe kraharorit.

Sipas të dhënave, autorët dyshohet se kanë qenë profesionistë, pasi asnjë nga gëzhojat nuk është gjetur në vendin e ngjarjës.

Në pyetje do të merrën edhe familjarët e viktimës, të cilët do të pyeten nëse kohëve të fundit kanë pasur kërcënime, apo mesazhe në lidhje me gjakmarrjen e familjes Lekstakaj.

vrasja edison vatnikaj nikolin lekstakaj shëngjin

EMISIONET