BOOM - Rrugët në Tiranë, makthi i qytetarëve, banorët: Na kanë lënë si në Kabul

Ndërkohë që është futur viti 2021 gjendja e rrugëve në Tiranë vazhdon të jetë lënë mëshirë të fatit.

Emisioni BOOM e ka ndjekur më herët këtë situatë në lagjet e kryeqytetit, ndërsa në redaksi vijnë plot ankesa për këto rrugë, të cilat janë kthyer në një problem të madh për qytetarët.

BOOM realizoi një vëzhgim në këto rrugë, përkatësisht në rrugët “Gavril Dara”, “Fadil Deliu” dhe “Arben Lami”.

Në të gjitha këto rrugë, banorët ankohen për rrugë të degraduara dhe mungesë investimesh nga bashkia e Tiranës.

Rruga “Gavril Dara” edhe pse pranë zonën së Brrylit, gjendja e saj shfaqet e shkatërruar dhe pas asnjë investim në disa dekada.

Banorët: Këtu gjendja është katastrofë. Nuk e kuptoj pse na mbajnë taksa. Ka 30 vite kjo rrugë kështu. Na vjen keq, se na prishet makina sa herë kalojmë këtu. Fëmijët i kalojmë me çizme. Vijnë për fushatë, premtojnë, por nuk bëjnë gjë.

Ndërsa, rruga “Fadil Deliu” përpos gjendjes së keqe, janë të zëna edhe trotuarët, të cilët janë të zënë nga shkallet e pallatit.

Banorët: Kanë zënë shkallet e pallatit trotuarët dhe ne kalojmë poshtë në rrugë. Fëmijët rrezikohen nga makinat se është dhe rruga e ngushtë. Rruga s’ka shumë kohë qe është bërë dhe ja si është prishur.

Te rruga “Arben Lami” sa herë kë reshje vendi mbushet plot me ujë dhe banorët shprehen se e kanë shumë të vështirë të kalojnë, sidomos me fëmijët.

Banorët: Rruga është tmerr. Nuk kalojmë dot me makinë, jo më në këmbë. Fëmijët gjithmonë të shoqëruar nga ne. Ka shumë vite kështu. Nëna me karroca nuk dalin këtu.

EMISIONET