Sekuestrohet 1 kg kokainë në Durrës, policia përdor armët për të neutralizuar poseduesit, arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar pasditen e sotme gjatë një operacioni antidrogë që është zhvilluar në zonën e plazhit, lagjia nr.13 e qytetit të Durrësit.

Policia e Durrësit bën me dije se në pranga Vilson Memini 29 vjeç dhe Ergis Shehu, 30 vjeç. Po ashtu mësohet se në kuadër të operacionit ka sekuestruar edhe një kilogramë kokainë.

Mësohet se këta persona ishin nën vëzhgimin e policisë, derisa kjo e fundit ka pritur momentin për t’i arrestuar.

Ndërkohë gjatë operacionit njëri prej oficerëve është detyruar të përdorte armën për të neutralizuar, dy të arrestuarit.

 “Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë  kundërshtuar me dhunë  policinë dhe kanë tentuar të largohen, ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar”, njoftoi policia e Durrësit. 

Ndërkohë të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë, teksa vazhdon operacioni antidrogë.

EMISIONET