A do ta ndëshkojë Nikolla Ramën kur përdor gjuhë bulliste: Do të jap masa kur shkelet rregullorja

E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se do ta respektojë detyrën e saj në Kuvend.

Ajo tha se këtë gjë do ta bëjë edhe kur të ketë përballë kryeministrin Rama apo këdo deputet tjetër që shkel rregulloren.

Nikolla: As delikatesa dhe as qytetaria nuk e komprometojnë pozicionin e kryetares së Kuvendit. Dhe përderisa është kështu nuk do t’i tradhtojë këto armë të forma. Jam besimplotë se gjithë kuvendi do të ketë një qasje të re që të jetë një pasuri publike.

Luan Rama: A do jeni ju e gatshme të ndëshkoni Ramën kur ai përdor gjuhë bulliste dhe nënçmon kolegët e opozitës në Kuvend?

Nikolla: Unë nuk kujtoj raste kur ai i ka bërë këto gjëra, por nuk do të pengohem nëse është Rama apo dikush tjetër, që të jap vërejtje dhe të jap masa nëse shkelet rregullorja apo përdoret një gjuhë fyese në sallën e Kuvendit.

EMISIONET