Abuzim me tenderin/ GJKKO lë në fuqi masën për Jonaid Myzyrajn
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim me paraqitje për kreun e KPP-së, Jonaid Myzyraj, i cili akuzohet për abuzim me tenderin 2.2 milionë euro...
Kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO për t’u njohur me masat e dhëna ndaj tij për pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.
Ndaj tij SPAK ka ngritur akuza për favorizim për tenderin e vitit 2020 me vlerë 2.2 milion euro që kishe si synim mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal” dhe “Urra e Repsit”. dëmi financiar shkaktuar buxhetit të shtetit dyshohet se shkon gati 500 mijë euro.
Në dalje nga seanca Myzyri nuk dha reagim për mediet edhe pse masat e kërkuara nga Prokuroria e Posaçme u lanë në fuqi
Krahas hetimit për “Shkelje të pabarazisë në tendera” ndaj tij mësohet të ketë nisur dhe një hetim pasuror ndaj këtij zyrtari. Disa kërkesa drejtuar bankave të nivelit të dytë, kërkesa drejtuar zyrës së Kadastrës dhe Drejtorisë së Patentave e Automjeteve, janë dërguar nga SPAK, në kuadër të këtij hetimi pasur.
Në procedim janë edhe 7 zyrtarë të tjerë por dhe pronarët e kompanisë fituese.
Për “Falsifikim të vulave, i stampave ose i formularëve” janë Ardian Kaza pronar i kompanisë fituese “AEK-Munella”, Mehdi Lala administrator i kompanisë “Alb Shpresa” dhe pronarin e kompanisë “Jubica”, Ndoc Kulla.


