Rama ultimatum deputetëve: Në dy javë dua inventarët, kemi marrë 83 mandate, kjo është arsye për të fjetur më pak gjumë

Rama ultimatum deputetëve: Në dy javë dua inventarët, kemi

Kryeministri Edi Rama iu ka dhënë një ultimatum deputetëve të zgjedhur 2 javë për të dalë në terren dhe për të inspektuar zonat e zaptuara. Gjatë videos live, Rama ka theksuar se në këto zgjedhje kanë marrë 83 mandate dhe kjo është një arsye më shumë për të fjetur më pak gjumë dhe për më shumë punë. Ndërkohë që theksoi se në 2-javorshin e dytë të korrikut do të futën në punë autoritetët si policia bashkiake dhe IMT për të hequr trarët e vendosur.     

"Kështu që në këto dy javë të gjithë deputetët e Partisë Socialiste, kemi marrë 83 mandate nga ky popull, kemi marrë 19 mandate në Tiranë. Kemi marrë 9 mandate historike në Vlorë, kemi marrë 12 mandate të paarritshme përveçse me një organizim dhe një punë të madhe, po mbi të gjitha, falë një besimi të madh të njerëzve dhe po ashtu kemi marrë 1 mandat më shumë në Shkodër, kemi marrë 2 mandate më shumë në Elbasan dhe të gjitha këto janë detyrime më shumë ndaj atyre njerëzve që na i kanë dhënë dhe nëse disa për fat të keq brenda nesh i shohin 83 mandate si një arsye më shumë për të fjetur gjumë, u them që jo vetëm që e kanë shumë gabim, por duhet të zgjohen një orë e më parë.

Sepse ato 83 mandate janë një arsye më shumë për të fjetur dhe më pak se ç'kemi fjetur, kush në fakt nuk ka fjetur, se ka pasur nga ata që kanë fjetur, edhe nuk e kanë prishur gjumin fare për hir të të vërtetës, por kjo është një histori tjetër dhe brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave në këto qytete. Duhet të kemi inventarët e të gjitha këtyre kleçkave që ia kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete që u kanë nxjerrë komuniteteve të moshuarve, prindërve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në ‘’tokë e xanun’’ në mënyrën më të padrejtë, që të bëhemi gati dhe në dy javëshin e dytë të korrikut, do të vazhdojmë pastaj, për të mos u ndalur më me të gjitha forcat e ligjit, me të gjitha inspektoratet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe policisë shtetit për ta ngritur një herë mirë në hava këtë ‘’shtëpinë’’ tonë të përbashkët, njësoj siç amvisat ngrenë në hava shtëpinë, ku bëjnë atë pastrimin gjeneral të muajit ," tha Rama.

 

EMISIONET