Dështimet e Veliajt në 5 vite, stafi i Rtv Ora dhe Ora News, përgjigje akuzave të Kryebashkiakut

"Do të bëjmë një pakt, të komentoj për produkte që dalin nga media që kanë pronar trafikant droge, unë nuk e bëj."

Lali Eri, ose siç thotë ai në tryeza e ngushta Kryeministri i ardhshëm, është munduar sërish të intimidojë gazetarët e Ora News dhe Rtv Ora.

Pas 8 muajsh që televizioni administrohet nga shteti kërkon të sulmojë dhe shfrytëzojë ekranet për të sulmuar këdo që nuk pranon ti nënshtrohet urdhrave nga lart.

Për këtë rast kemi vetëm një mesazh. Gazetarët treguan se nuk dorëzohen përballë personazheve politike që e kanë humbur toruan dhe flasin broçkulla me armiq të brendshëm sa herë dikush tenton të kërkojë të drejtën.

Sa për sondazhet e Antonio Notos nuk na mbetet të flasim, por po ia lëmë në gojë vetëm atë çfarë ka thënë vetë zotit Veliaj.

"Shumë media që kanë filluar si Ora News, si media lokale sot kanë një dimension jo vetëm kombëtar por të shqiptarëve kudo që janë. Ju falenderoj për misionin tuaj, për punën që e bëni me shumë sakrificë."

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë në këto pesë vite në Tiranë? Trafiku është kthyer në një mankth të përditshëm. Por ankesat e qytetarëve për frikën që u pushton trupin sapo dalin nga shtëpitë e i drejtohen rrugëve në hyrje të kryeqytetit apo në lagje për Kryebashkiakun e gjithëditur, tashmë dhe gjykatës dhe prokuror, nuk janë të vërteta por vijnë nga armiq të brendshëm që bllokojnë trafikun.

Dështimet e Veliajt në 5 vite, stafi i Rtv Ora dhe Ora News,

Edhe për qentë, njeriu Kryebashkiak e gjen një armik të brendshëm.

"Si për çdo shoqatë ka një rivalitet mes shoqatave, ka ca shoqata që janë me LSI ku është Vojo Bregu dhe Nora Malaj".

Thotë se nuk merret me punët e qeverisë, por armiq të brendshëm gjen dhe për protestën e Sindikatës së Albkontrollit.

Madje çuditshëm një i majtë kërkon sjellje individuale dhe aspak sindikaliste.

Shkojmë më tej, ky Kryebashkiak prepotent thotë se ka bërë shumë. E në fakt ka bërë pallate pa fund, e çuditërisht del ai në përgjimet e Ndraghetës. Edhe këtu me armiq të brendshëm, sipas tij.

"Do të shkoj me një të Romës që është atje prej shumë kohësh, është i Ministrisë tonë të Brendshme, e ka një sërë takimesh, mes të cilave dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës".

Mburret e stëmburret me projekte të nisura para tij, ndërsa Tirana shkon në qytetin me borxhin më të lartë, me plot 1.9 miliardë lekë detyrime deri në fund të vitit 2020.

Edhe uji në fjalët e tij rrjedh në çezma 18 orë, por depozitat në pallate flasin vetë. Por vetëm këtu ende nuk e ka gjetur armikun e brendshëm.

E në fakt harruam, ka sukses në nguljen e shkopave të kuq në anët e rrugëve.

Por dhe këtë projekt me shkopa thonë se e ka nga të tjerët. Mirë që i nguli të paktën.

Të kthehemi te media. Lali kërkon të mohojë sondazhet që deri më tani kanë dalë më të suksesshmet dhe më të vërtetat në Shqipëri, në të paktën 4 zgjedhjet e fundit.

Por çka ndodhur me televizionin? Pasi u lodh me presion ndaj të ftuarve kritik ndaj tij, që qëndruan deri në fund, pasi u lodh e nuk ia doli të sulmonte nën rrogoz kompanitë e reklamave, e për këtë përgjigjen do ta japë drejtësia, pasi u lodh duke sulmuar gazetarët që thotë se i do shumë, dhe pas shumë allishverishesh të tjera nisi një tjetër sulm publik me propagandë zgjedhore, a thua se kandidon përballë Ylli Ndroqit.

Në këto vite të fundit, gazetarët kanë pasqyruar situatën në Tiranë por edhe në rrethe të tjera, me pamje e zërin e vetë qytetarëve.

Këto Lali, apo siç ai ëndërron, Kryeministri i ardhshëm, nuk i fsheh dot as kush.

Askush nuk mund të frymëzojë gazetarët në këtë formë, veçse dëshira e tyre për të vërtetën dhe për të dhënë zërin e qytetarëve.

E mbi të gjitha ky është shkaku që Lali kërkon të intimidojë të sulmojë e të bëhet gjykatës, prokuror, oficer policie por vetëm jo Kryebashkiak.

Nuk duam të ndalemi te fakti se koston 110 milionë euro të Agon Channel e kemi pëshqesh nga armiku i brendshëm, që ka në kokë Lali, por te ndotja që po i shkakton vendit çdo ditë, smogu që nxjerr nga goja dhe ai që ka pushtuar Tiranën e cila ka humbur çdo identitet.

Por kemi vendosur ende të presim drejtësinë, e për të tjerat nuk është vetëm Ndragheta, ka edhe çështje që do ti shohim pas zgjedhjeve. Ti lëmë qytetarët të flasim e më pas …

Dështimet e Veliajt në 5 vite, stafi i Rtv Ora dhe Ora News,

Shënim: (Në videon e kronikës ka pamje nga emisioni "Opinion" në Tv Klan. Sekuencat janë nga sekonda 0-24, 1:49-2:07, 3:25-3:28)

EMISIONET