Zyrtare: Drenica i beson Jeton Mehmetit, emërohet trajner i ri i skuadrës

Zyrtare: Drenica i beson Jeton Mehmetit, emërohet trajner i ri i

Drenica ka zyrtarizuar emërimin e Jeton Mehmetit në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës së parë për sezonin 2026/27.

Klubi nga Skenderaj ka bërë të ditur se Mehmeti do të udhëheqë ekipin në edicionin e ri, me detyrën për të realizuar objektivat e vendosura nga drejtuesit e klubit.

Në stafin teknik të skuadrës kuqezi do të jetë edhe Lulzim Dërguti, i cili është emëruar në rolin e asistentit të trajnerit.

Drenica ka vlerësuar përvojën dhe përkushtimin e Dërgutit, duke shprehur besimin se puna e përbashkët e stafit të ri do të ndihmojë ekipin në arritjen e rezultateve të dëshiruara.

“Mirë se erdhët në familjen kuqezi dhe suksese! Së bashku për ngjyrat kuq e zi”, thuhet në komunikatën e klubit.

Me emërimin e stafit të ri teknik, Drenica ka nisur përgatitjet për sezonin 2026/27, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të përmbushur objektivat e klubit.

 

EMISIONET