Olise kërkon Real Madridin /Klubi madrilen gati për transferim rekord

Olise kërkon Real Madridin /Klubi madrilen gati për transferim rekord

Michael Olise mund të jetë protagonisti i një prej transferimeve më të mëdha të merkatos së verës. Sipas gazetarit francez Santi Aouna, sulmuesi i Bayern Munichut dëshiron t’i bashkohet Real Madridit.

Sipas raportimit, reprezentuesi francez e konsideron klubin madrilen si destinacionin ideal për të vazhduar rritjen e tij profesionale dhe për të bërë hapin e radhës në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Real Madridi raportohet se është i gatshëm të realizojë një transferim rekord për të siguruar shërbimet e Olises, i cili shihet si një nga objektivat kryesorë të klubit spanjoll.

Megjithatë, Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga ylli i tij. Klubi bavarez vazhdon të insistojë se lojtari nuk është në shitje dhe synon rinovimin e kontratës së tij.

Sipas Aounas, drejtuesit e Bayernit po shqyrtojnë gjithashtu alternativa në rast të një largimi të mundshëm të francezit, ndërsa Olise pritet të zhvillojë bisedime me klubin pas përfundimit të Kupës së Botës.

Nëse këto raportime konfirmohen, vera mund të sjellë një nga transferimet më spektakolare të futbollit evropian, me Real Madridin që kërkon të shtojë në radhët e tij një nga talentet më premtuese të gjeneratës së re.

 

                                                           

EMISIONET