Zbulohet pse dështoi Franca/ Lundra: Kjo "makineri golash" u shpërbë nga mënyra e lojës së Spanjës

Ndeshja gjysmëfinale mes Spanjës dhe Francës ka lënë pas shumë pikëpyetje, por një analizë e thellë e fushës së blertë zbulon arsyet e vërteta të rënies së gjelave dhe triumfit taktik të iberikëve. Përballja tregoi një Spanjë jashtëzakonisht të përgatitur, e cila arriti të shpërbëjë një Francë totalisht të çorientuar, duke e lënë këtë të fundit me probabilitetin më të ulët të shënimit të golave në 60 vitet e fundit.

Transformimi negativ i Francës nuk erdhi nga mungesa e talentit, por nga një problem thelbësor në mentalitetin e skuadrës. Ekipi francez, me një sulm që në letër cilësohet si vrastar, u duk i mbushur me lojtarë që kërkojnë të jenë protagonistë individualë. Yje si Mbappé, Dembélé dhe Olise treguan egoizëm taktik, duke refuzuar të zbatojnë udhëzimet e trajnerit Didier Deschamps për markim individual. Veprimet në fushë reflektuan qëndrimet e vetë lojtarëve, ku yjet kryesorë shpesh kanë pranuar.

I ftuar në në emisionin “Sport Focus” në “Ora News”, gazetari sportiv, Dritan Lundra, bëri një analizë të thelluar të gjysmëfinales mes Spanjës dhe Francës, vihet re një kontrast i jashtëzakonshëm mes dy ekipeve. Spanja shkëlqeu me një performancë pozitive përtej çdo pritshmërie, ndërsa Franca zhgënjeu thellësisht.

E konsideruar si një 'makineri golash', Franca regjistroi statistikat më të dobëta të rrezikshmërisë në 60 vitet e fundit për një gjysmëfinale. Yjet francezë si Mbappé, Dembélé dhe Olise vuajtën ndaj markimit taktik dhe bllokut të lartë të Spanjës, të ndihmuar edhe nga një individualizëm i tepruar në lojën e tyre. Nga ana tjetër, Spanja e dominoi ndeshjen përmes një loje fantastike grupi dhe entuziazmi.

Me mbrojtës si Cucurella e Laporte, një super talent si Yamal, dhe sidomos falë Rodrit, busullës së vërtetë në mesfushë,  spanjollët morën kontrollin absolut të lojës. Edhe pse episodet luajnë gjithmonë rol në faza të tilla, energjia dhe kombinimet brilante të Spanjës mjaftuan për të shpërbërë plotësisht Francën e drejtuar nga Deschamps.

"Ndeshja janë të dyja anët, pra ishte shumë e mirë Spanja apo ishte shumë e dobët Franca. Unë do t'i ndaja përgjysmë. Pra kishim një Francë të dobët dhe një Spanjë jashtëzakonisht mirë. Pra një Spanjë jashtë pritshmërive, po kështu edhe një Francë jashtë pritshmërive. Kjo do të thotë që një Francë të mësuar që të ishte një automatizëm, një makineri golash, kish shënuar 16 gola deri në ndeshjen e djeshme, të ketë përqindjen e shënimit të golit, mundësinë e shënimit të golit 1.03, e cila është e më e ulëta e 60 vjetëve të fundit.

Pra një skuadër në gjysmëfinale ka pritshmërinë e shënimit të golit më të ulët në 60 vitet e fundit. Pra kjo makineri golash u shpërbë nga mënyra e lojës e skuadrës spanjolle.

Sepse ka... ka dhe një moment tjetër. Ky ekip vrastar, jo më kot e ka dhe emrin gjela. Pra, gjelat e Francës, ku secili prej tyre, qoftë Mbappé, qoftë Olise, qoftë Dembélé, qoftë Barcola, qoftë kushdo kur hyn në fushë, e mban veten për gjel. Dhe secili prej tyre kërkon të luajë siç do, të luajë vetë. Po ta shikosh me vëmendje ndeshjen, Spanja u rreshtua duke e markuar ekipin francez te 30 metra më përpara. Pra duke bërë një bllok lojtarësh dhe duke mos i lënë francezët.

Ndërkohë që Deschamps kishte dhënë udhëzim që të luhej një për një. Pra çdo lojtar francez të mbulonte një lojtar të Spanjës. Mbappé s'e bëri këtë. Sepse ka thënë vetë që unë nuk vrapoj. I kam dëgjuar, prej kohësh thotë, që më kritikojnë po nuk vrapoj. Olise në ditën më të keqe që unë e kam parë ndonjëherë në futboll. Dembélé jo sigurisht një lojtar që kishte fituar Topin e Artë dhe pretendon të fitojë Topin e Artë. Pra një skuadër totalisht e shpërfytyruar. Në krahun tjetër kemi një skuadër që luan me entuziazëm. Dhe nuk ka lojtarë të këtij kalibri, siç ka Franca, por ka grup të mrekullueshëm.

Mos të harrojmë, Pedro Porro luan me Tottenhamin që sot është bërë një nga yjet e mbrojtjes te ekipi kombëtar i Spanjës. Laporte ishte francez, thjesht rastësia e bëri spanjoll se ka luajtur që i vogël me Francën, u bë spanjoll. Një talent super siç është Cubarsi dhe pastaj Cucurella."

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE 

 

EMISIONET