Vllaznia e pamëshirshme, dominim i frikshëm në futbollin e femrave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2023, 20:00
Kampionati dhe Kupa, Vllaznia e femrave dominon në çdo kompeticion futbolli në vend. Skuadra shkodrane shkatërroi 4-1 Aploninë në finalen e luajtur në "Shtëpinë e futbollit".
Të parat kaluan në avantazh vajzat fierake me Valentina Trokën por më pas Berisha dy herë dhe Doçi e Shala kthyen ndeshjen pëe shkodranet.
Kjo është kupa e 10 për Vllazninë në futbollin e femrave, ndërsa bëhet fjalë për finalen e 14 të Kupës së Shqipërisë.