UEFA Conference League, Vllaznia kërkon biletën për në raundin e dytë

UEFA Conference League, Vllaznia kërkon biletën për në

Vllaznia do të luajë nesër një nga sfidat më të rëndësishme të këtij fillimsezoni, teksa do të përballet me Malishevën në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League.

Skuadra shkodrane udhëton drejt Kosovës me avantazhin e fitores 2-1 të arritur në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Pavarësisht se u gjend në disavantazh që në minutat e para, Vllaznia reagoi me qetësi dhe karakter, duke përmbysur rezultatin falë golave të Qatos dhe Emiljano Mustës.

Tashmë, gjithçka mbetet e hapur për 90 minutat e kthimit, ku Vllaznia do të synojë të administrojë avantazhin dhe të sigurojë vazhdimësinë e rrugëtimit europian. Një kualifikim i shkodranëve do të përbënte një tjetër rezultat pozitiv për klubet shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe një kontribut të rëndësishëm për futbollin shqiptar në UEFA Conference League.

Me besim dhe optimizëm pas suksesit në ndeshjen e parë, Vllaznia do të kërkojë të kurorëzojë punën e bërë deri tani dhe të sigurojë një vend në raundin e dytë kualifikues të kompeticionit.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 16:30.

EMISIONET