Gjysmëfinalja e zjarrtë e Botërorit / Ndreca: Franca është superfuqi, por Spanja ka inteligjencën taktike për ta lënë pa trofe
Bota e futbollit mban frymën për një nga duelet më të forta të këtij edicioni, ku nënkampionët e botës, Franca, përballen me kampionët në fuqi të Europës, Spanjën. Kjo super sfidë, e konsideruar si një finale e parakohshme, pritet të përcaktojë jo vetëm njërin finalist, por ndoshta edhe vetë fituesin e madh të turneut të mbajtur në Amerikë.
Rrugëtimi i katër ekipeve gjysmëfinaliste nuk ka qenë aspak surprizë. Dështimi i paralajmëruar i Gjermanisë dhe niveli i dobët historik i Brazilit u kanë lënë vendin skenarëve të pritshëm. Argjentina, ndonëse një pretendente e fortë, ka pasur një rrugëtim të lehtësuar nga një kalendar tejet i favorshëm.
Nga ana tjetër, Franca është përballur me pengesa të vërteta si Maroku, një ekip i aftë të eliminojë rivalë të mëdhenj duke dominuar posedimin e topit. Megjithatë, vëmendja absolute qëndron te Franca, një superfuqi e vërtetë futbollistike. a pasojat e dëmtimeve dhe lodhjes, ndërsa lojtarë kyç si Nico Williams kanë pësuar një rënie drastike të formës krahasuar me Kampionatin Europian. Në letër, kjo është një Spanjë shumë herë më e dobët.
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Sport Focus” në “Ora News”, gazetari sportiv Klaudio Ndreca, ndau një analizë të thelluar mbi rrugëtimin e katër skuadrave të mbetura: Francës, Spanjës, Anglisë dhe Argjentinës. Sipas tij, mbërritja e këtyre skuadrave në këtë fazë nuk përbën asnjë surprizë.
Dështimet e Gjermanisë dhe performanca e dobët e Brazilit theksuan edhe më shumë diferencat në cilësi, ndërsa Argjentina përfitoi nga një rrugëtim relativisht i lehtë krahasuar me Francën, e cila duhej të mposhtte një Marok surprizues që eliminoi Holandën me statistika dominuese të mbajtjes së topit.
Vëmendja kryesore i kushtohet asaj që mund të konsiderohet një 'finale e parakohshme' mes Francës dhe Spanjës. Franca shihet si një superfuqi e vështirë për t'u kaluar, por nëse ka një skuadër që mund t'i ndalojë ata, ajo është Spanja. Pavarësisht faktit se Spanja aktuale po përballet me rënie forme nga yjet e saj kryesorë, si Lamine Yamal që duket i lodhur apo Nico Williams që nuk ka gjetur formën e tij më të mirë pas Europianit, loja e tyre me pasime të shkurtra dhe vizioni i lojtarëve mbetet arma kryesore për t'i hequr topin nga këmbët francezëve.
Siç është theksuar edhe nga analistë me famë botërore si Arsene Wenger, mbajtja e topit larg Francës mund të jetë çelësi i vetëm i suksesit për spanjollët në këtë përballje titanësh.
"Jo, nuk besoj se ka pasur surpriza. Duke parë gjithë rrugëtimin, janë ekipet të cilat mendohej që do të shkonin deri këtu. Ne kemi bërë dhe sigurisht në një tjetër intervistë së bashku dhe kemi diskutuar dhe kemi folur pjesën që Gjermania do të ishte një dështim i madh ashtu siç edhe rezultoi. Dhe njëkohësisht kemi folur edhe për pjesën që Brazili është një nga ekipet më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Brazili vitet e fundit ashtu siç edhe rezultoi në fakt.
Kështu që duke parë edhe pjesën që ka pasur, diskutime ka pasur vetëm sa i përket Argjentinës, por Argjentina kishte një favor të madh për faktin se kishte disa kundërshtarë shumë të lehtë në krahun e saj. Ishte i vetmi ekip i madh për të mbërritur deri këtu. Ndryshe për shembull nga Franca e cila duhej që të përplasej me Marokun.
Maroku i cili ne duhet t'i kujtojmë njerëzve që eliminoi Holandën duke i ndaluar edhe mbajtjen e topit, përqindje drastike me gati 95 me 5 mbajtja e topit në favor të Marokut në extra time, tregon shumë domethënë diferencat që çfarë ka pasur Franca dhe çfarë ka pasur Argjentina si kundërshtarë. Sepse marrim këto dy ekipe jo vetëm për faktin që kanë qenë në finalen e botërorit të fundit, por janë dy nga ekipet më të kuotuara sa i përket këtij kampionati botëror.
Kështu që në total besoj se janë këto ekipe që të gjithë prisnin."-u shpreh ai.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE




