Ozuni: Ka pjesëmarrës në protestë që janë bashkouar më shumë për trendin sesa për kauzën

Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni, i ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, u shpreh se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në protestat e fundit i bashkohen më shumë për efekt të trendit në rrjetet sociale sesa për kauzën që përfaqësojnë.

Sipas Ozunit, shumë persona marrin pjesë në protesta për të bërë fotografi apo për të qenë pjesë e një fenomeni viral, ndërsa më pas largohen pa qenë të informuar mbi arsyet, organizimin apo qëllimin e protestës.

Ai theksoi se, sipas vlerësimit të tij, një pjesë e konsiderueshme e protestuesve nuk kanë njohuri për çështjet për të cilat protestohet, duke e kthyer pjesëmarrjen në një fenomen të ndikuar nga trendet dhe rrjetet sociale.

 

EMISIONET