Rexha: Review-t negative formë abuzimi dixhital

Ekspertja e IT-së, Ahmedie Rexha, e ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, komentoi fenomenin e review-ve negative ndaj bizneseve, duke e cilësuar atë më shumë si një formë abuzimi dixhital sesa thjesht një sulm kibernetik.

Sipas Rexhës, në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, vlerësimet online kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin dhe besueshmërinë e një biznesi.

Ajo tha se review-t negative të organizuara mund të përdoren si një formë proteste ndaj institucioneve apo bizneseve që perceptohen si mbështetëse të qeverisë.

Ekspertja theksoi se një valë e tillë komentesh dëmton jo vetëm bizneset e prekura, por edhe ekonominë e vendit, pasi ndikon në imazhin e Shqipërisë dhe në besimin e konsumatorëve e turistëve që mbështeten te vlerësimet online për të marrë vendime.

EMISIONET