Ozuni: Review-t negative nuk ndikojnë menjëherë te sezoni

Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni, i ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, komentoi fenomenin e review-ve negative ndaj bizneseve turistike, duke theksuar se kjo nuk është një praktikë e re në Shqipëri.

Sipas tij, më herët ka ekzistuar fenomeni i blerjes së review-ve pozitive për të rritur vlerësimet e bizneseve, ndërsa tani shqetësimi është zhvendosur te sulmet me komente negative.

Ozuni theksoi se kjo situatë është shqetësuese, pasi turistët vendas dhe të huaj mbështeten te vlerësimet online për të zgjedhur hotelet, restorantet apo shërbimet e transportit.

Megjithatë, ai vlerësoi se vala e komenteve negative ka ardhur në një moment kur ndikimi në sezonin turistik është i kufizuar.

Sipas tij, pjesa më e madhe e turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë javëve në vijim i kanë rezervuar dhe paguar tashmë pushimet, ndaj vendimi për të udhëtuar është marrë më herët.

Ozuni nënvizoi se, për këtë arsye, sulmet me review negative nuk pritet të kenë një efekt të menjëhershëm në fluksin e turistëve gjatë këtij sezoni, edhe pse mund të ndikojnë në perceptimin afatgjatë të bizneseve.

 

EMISIONET