Rexha: Google i identifikon review-t si të dyshimta dhe merr masa

Ekspertja e IT-së, Ahmedie Rexha, e ftuar në emisionin Epiqendër me moderatoren Sonila Musai, shpjegoi se Google disponon mekanizma të avancuar për të identifikuar dhe verifikuar review-t e dyshimta ndaj bizneseve.

Sipas saj, çdo vlerësim kalon në filtrat e Google, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, e cila analizon sjelljet e pazakonta. Rexha theksoi se marrja e disa review-ve brenda një periudhe të shkurtër është normale, por kur një biznes përballet me qindra apo mijëra komente brenda pak orësh ose një dite, sistemi i konsideron ato të dyshimta.

Ajo shtoi se Google verifikon edhe historikun e profileve që publikojnë review, duke analizuar kohën e krijimit të llogarisë, aktivitetin e mëparshëm dhe nëse profili ka përdorur shërbime të tjera të platformës.

EMISIONET