"KQZ po bën cirk", Maliqi: Hajdari qeveris me mandat të grabitur! Çfarë ndodhi në KZAZ-në e Kuçovës kur u fikën dritat për dy orë...

"KQZ po bën cirk", Maliqi: Hajdari qeveris me mandat të

Beteja ligjore dhe politike për mandatin e Bashkisë së Kuçovës po thellohet dita-ditës në një përplasje të fortë mes opozitës dhe institucioneve të drejtësisë e atyre zgjedhore.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkoi pushimin e çështjes lidhur me denoncimin e Partisë Demokratike ndaj kryebashkiakut aktual, Kreshnik Hajdari, për pretendimet e vjedhjes së zgjedhjeve të 14 majit. Ky vendim u bë i ditur nga vetë ish-kandidati i opozitës për këtë bashki, Lefter Maliqi, i cili shprehu hapur mosbesimin e tij ndaj hetimeve, duke këmbëngulur se disponon prova të pakundërshtueshme për blerje votash.

I ftuar së fundmi në një intervistë për televizionin "Ora News", drejtuesi politik i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi, ka hedhur dritë mbi detaje të reja tronditëse që sipas tij provojnë manipulimin e procesit në KZAZ-në numër 64.

"Për dijeninë të teleshikuesve dhe të banorëve sidomos të Kuçovës, u bë mbi tre vjet që unë jam në një betejë politike, morale, mediatike dhe ligjore. Këto tre të parat jam pothuajse në përfundim, të fituara pra, beteja morale vazhdon ende. Beteja ligjore besoj që mbaron o para 12/7, ose me votën e popullit pas 12/7 dhe përsëri do vazhdoj betejën ligjore derisa kryetari i bashkisë me mandat të grabitur në KZAZ-në e krimit 64, me një fjalë të përgjigjet para drejtësisë dhe para SPAK-ut.

Për abuzime jo vetëm me votën, por për abuzime edhe me tenderat korruptivë për të cilin ka rreth 11 kallëzime, pavarësisht se disa prej tyre mund të jenë në prag të mbylljes për shkak të lobingjeve politike dhe oligarkike. Tani jo më kot ndodhin këto protesta sepse këtu është një shtet i kalbur, institucione të kapura, drejtësi e kapur dhe çdo institucion pothuajse ka dështuar. Po themi, ka dështuar shëndetësia, ka dështuar bujqësia, ka dështuar arsimi, shpopulluar vendi, e me radhë. Pra imagjino tani ish-drejtues policie, ish-deputet prej dy mandatesh në Kuvendin e Shqipërisë, pra anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ish-drejtues i burgjeve, apo dhe drejtues vendor, ish-drejtues vendor.

Tre vjet nuk kam lënë prokurori, gjykata dhe institucione, një cirk me një fjalë me organet e drejtësisë për një çështje në Kuçovë, për shkak të një kryebashkiaku i cili jeton jashtë realitetit. E ka lënë Kuçovën si në mesjetë sepse për shkak se lekët e pisëta dhe karrigia e dhuruar dhe e grabitur të bën që ti të jesh jashtë realitetit, e ta lësh atë Kuçovën si në mesjetë me rrugët me gropa, me qen, treg si kandar, muze i gërmadhë, banjo publike ku zë epidemia, pa ujë rrugët e fshatrave dhe shumë e shumë të tjera stadiume e varreza jashtë çdo lloj standarti për shkak të abuzimeve dhe për shkak se në Kuçovë varet xhaketën, thoshte ai ndjeri Fino, dhe fitonte Partia Socialiste

 Hera e parë që u trondit 2023-shin pavarësisht përplasjes me oligarkët edhe me ish-ministrin Çuçi apo drejtues të policisë së shtetit. Me një fjalë humbja qe me pak vota për shkak të ndërrimit të kutive në një KZAZ krimi ku për herë të parë u mbyll KZAZ-ja në orën 11:00, të natës, u fikën dritat dhe doli në orën 1:00 kur u dorëzuan të gjitha kutitë.

Pra në atë dhomë të fshehtë gjë që kjo betejë ka vazhduar. Imagjino çfarë kam bërë. Vete në KQZ, vete në KAS, rikthehen prapë, vete në Kolegj, rikthehen prapë, pastaj KAS-i urdhëron KQZ-në që duhet t'i shkarkohet për ligjin e dekriminalizimit. Hajdari fashën për shkak se ka fshehur një dënim të formës së prerë për herë të dytë në formularin e dekriminalizimit, kur unë kam qenë deputet dhe kemi votuar me 140 vota, dhe thotë shprehimisht: çdo kandidat për deputet apo kryetar bashkie apo kryetar bashkie në detyrë apo deputet në detyrë, në formularin e dekriminalizimit në momentin që ka fshehur një dënim të formës së prerë brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht masa e dënimit, e cila mund të jetë me gjobë, po mjafton që të jetë e formës së prerë, atëherë automatikisht lë mandatin.

Dhe ne kemi kërkuar me një fjalë pavlefshmërinë e mandatit që para zgjedhjeve, gjë që nuk ndodhi. U mbrojt ndaj institucionit i KQZ-së. KAS-i e riktheu. Unë deri tani falenderoj KAS-in se është hera e dytë që e rikthen. Dhe imagjino tani vete çështja deri në gjykatën e lartë. Gjykata e lartë urdhëron përsëri KQZ-në për të marrë vendim.

KQZ-ja bën përsëri cirk, e çon në KAS. KAS-i urdhëron përsëri KQZ-në për vendimin përfundimtar. Që do të thotë, institucionet janë të kapura. Unë bëj betejën morale me qytetarët e Kuçovës sepse betejën ligjore do ta fitoj me votën e tyre drejtpërdrejtë, por edhe duke çuar para drejtësisë Hajdarin dhe Hajdarët e tjerë që kanë vjedhur taksat dhe kanë abuzuar me taksat e qytetarëve".

NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE

EMISIONET