Tirana godet në merkato/ Firmos me Ardit Krymin, ish-mesfushorin e Vllaznisë

Tirana godet në merkato/ Firmos me Ardit Krymin, ish-mesfushorin e

Pas emërimit të trajnerit të ri, Tirana ka nisur edhe lëvizjet në merkato. Klubi bardheblu këtë pasdite ka lajmëruar firmën me mesfushorin Ardit Krymi.

29-vjeçari ishte një nga pikat më të forta të Vllaznisë në sezonin e fundit, por pas “ftohjes” me stafin teknik dhe drejtuesit vendosi të largohet.

Ai ka zgjedhur një tjetër klub historik, Tiranën, që nga ana e saj përforcon mesfushën me një specialist të kampionatit.

Mirë se erdhe, Ardit Krymi! KF Tirana njofton afrimin e Ardit Krymit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Mesfushori 29-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Tiranës”, shkruan klubi bardheblu.

 

EMISIONET