Gjermania plan për ria*matim historik, mbi 800 miliardë euro hua deri në vitin 2030

Gjermania plan për ria*matim historik, mbi 800 miliardë euro hua deri

Gjermania ka planifikuar të marrë hua mbi 800 miliardë euro deri në vitin 2030 për të financuar një program të gjerë riarmatimi, në një ndryshim të madh të politikës së saj fiskale dhe të sigurisë.

Sipas raportimeve të Financial Times, qeveria e kancelarit Friedrich Merz synon të rrisë ndjeshëm investimet në mbrojtje, në përgjigje të sfidave të reja të sigurisë në Evropë.

Parashikimet tregojnë se buxheti i mbrojtjes do të arrijë në 109 miliardë euro në vitin 2027, ndërsa deri në vitin 2030 pritet të rritet në 183.6 miliardë euro.

Përveç rritjes së shpenzimeve ushtarake, Berlini planifikon të ndajë edhe 11.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka mbrojtur kursin e ri ekonomik, duke argumentuar se vendi nuk mund të përballojë sfidat e sigurisë duke ruajtur politikën e mëparshme të balancimit të rreptë buxhetor të njohur si “Schwarze Null”.

Plani i ri shënon një kthesë të rëndësishme në politikën financiare dhe të mbrojtjes së Gjermanisë, ndërsa vendi synon forcimin e kapaciteteve ushtarake në vitet e ardhshme.

EMISIONET