Norvegjia eliminon Brazilin, Haaland shpërthen me dopietë dhe rreshtohet me Messin dhe Mbappe-në

Kombëtarja e Brazilit është eliminuar nga Kupa e Botës në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga Norvegjia.
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë nga sulmuesi Erling Haaland, i cili shënoi dy gola vendimtarë në minutat e fundit të takimit.
Ai zhbllokoi shifrat me një goditje me kokë në minutën e 79-të dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 90-të me një goditje nga jashtë zone, duke regjistruar golin e tij të 7-të në këtë kompeticion, po aq sa Mbappe dhe Messi.
Përpara këtyre realizimeve, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti shpërdoroi disa mundësi të pastra, përfshirë një 11 metërsh të pritur nga portieri norvegjez në minutën e 14-të pas ekzekutimit të Bruno Guimaraes.
Gjithashtu, sulmuesi Endrick dështoi të shënonte në një situatë i vetëm përballë gardianit kundërshtar gjatë pjesës së dytë.
Brazili arriti të ngushtonte diferencën në minutat shtesë me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Neymar, por pa mundur të ndryshonte fatin e kualifikimit.
Pas këtij suksesi, Norvegjia kalon në çerekfinale ku do të gjejë fituesin e çiftit Meksikë-Angli.


