Zhgënjen Brazili, kalon Anglia/ Kushta: Gjermania dhe Holanda, dështimet më të mëdha të Botërorit!

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Sokol Kushta, ka komentuar ecurinë e Kampionatit Botëror në një intervistë për “Sport News” në “Ora News”, duke ndalur veçanërisht te surprizat dhe zhgënjimet e fazës së grupeve, si dhe te ndryshimi i nivelit mes ekipeve të mëdha dhe atyre në ngritje.
Sipas Kushtës, faza e parë e turneut është më e kujdesshme dhe më pak spektakolare, pasi ekipet synojnë vetëm kualifikimin. Ai thekson se në këtë fazë mungon shpesh loja e hapur dhe dominimi i zakonshëm i skuadrave të mëdha.
Duke u ndalur te ekipet kryesore, Kushta u shpreh i zhgënjyer nga Brazili, duke thënë se skuadra nuk po tregon më stilin e saj karakteristik të dominimit në posedim dhe qarkullim topi. Ai përmendi ndeshjet ndaj Marokut dhe Norvegjisë si shembuj të rënies së performancës.
“Brazili nuk po luan si Brazili i vjetër, nuk dominon më si dikur,” u shpreh ai, duke theksuar se edhe përballja me Norvegjinë tregoi probleme në lojën e skuadrës.
Kushta komentoi gjithashtu edhe Anglinë, duke e konsideruar një ekip që ka kaluar me vështirësi dhe shpesh i paparashikueshëm në rezultate. Ai analizoi edhe skuadra si Kanadaja dhe Norvegjia, duke vlerësuar forcën fizike dhe përmirësimin e tyre në nivel ndërkombëtar.
Ndër zhgënjimet më të mëdha, sipas tij, janë Gjermania dhe Holanda, të cilat nuk kanë arritur pritshmëritë, ndërsa përmendi edhe mungesën e Italisë në turne si një tjetër goditje për futbollin europian.
Në përfundim, Sokol Kushta thekson se Kampionati Botëror po tregon një rishpërndarje të forcave në futbollin ndërkombëtar, ku ekipet tradicionale po hasin vështirësi, ndërsa skuadrat më pak të njohura po rriten ndjeshëm në nivel dhe konkurrencë.
Sokol Kushta: Po, kampionati botëror është një garë e gjatë. Dhe ajo garë e gjatë ndahet pothuajse në dy-tre segmente. Është ajo xhiroja e parë. Mund ta quaj xhiro e parë për arsye se spektakël nuk shikojmë shumë në xhiron e parë. Për arsye se ekipet janë një çikë të kujdesshme, janë tre ndeshje.: Thjesht duan të marrin tre pikë që të kalojnë në fazën e dytë.Dhe po ta vësh re, shumë ekipe ishin të kujdesshme në fazën e parë të grupeve.
Dhe po të shikojmë në xhiron e dytë tani, fillon dhe ashpërsohet lufta sportive, nuk është më ai nivel i grupeve. Për shembull, nga të vetmet ekipe që unë jam dhe një çikë që më pëlqen, Brazili nuk e meritonte. Brazili të ishte në eliminatoret drejtpërdrejt, domethënë të kalonte. Unë e kam ndjekur që me Marokun.
Që me Marokun thashë, ky Brazil nuk bën. Unë nuk shikoj thjesht te rezultati, shikoj një Brazil jo siç ne kemi qenë, ose kemi thënë në moshën, kur kemi qenë një çikë më të shpejtë, ishte Brazili ndryshe. Ishte e vështirë që Brazili mos të bënte 60% të qarkullimit të topit. Por të ndodhë që me Marokun dhe me Norvegjinë dje, meqenëse të marrim atë më të freskëtën, të bëjë Brazili 30-35% qarkullim topi dhe me Norvegjinë, që dihet, Norvegjia nuk ka atë sensin e qarkullimit të topit, ka sensin fizik dhe ritëm, kurse Brazili ka gjithçka. Kurse dje Norvegjia i bëri të gjitha. Për mua ishte më se e merituar.
Tani mos të shpërndahemi se është një, gjithë është shumë e gjatë kjo e grupeve. Po aty u dha një pasqyrë. U dha një pasqyrë e shumë ekipeve dhe ata që toleronin, se ishin ekipe që toleruan që mos t'i binte në grup me Anglinë për shembull.. Domethënë grupet janë edhe çikë të mirëllogaritura.
Ka dhe lënie, jo shitje siç bëjmë ne, lënie taktike mund të quhet. Kurse tani tek këto grupet që tek grupi i dytë ose te faza e dytë që mund të shikojmë afërsisht ekipet aty ku duhet të jenë. Niveli i vërtetë. Pamë Kanadanë shumë e fortë, por çfarë, ku ishte diferenca? Tek cilësia e lojtarëve finalizues. Pamë Norvegjinë, një ekip shumë i fortë fizikisht dhe prapë dal te ai lojtar që është, më duket thashë me 7 gola, Haaland. Që s'është pak. Dhe në këto momente pamë Anglinë. Unë e prisja, ishte një ndeshje që mund ta quajnë këta të llotos me tre koka. Njësh, X, dysh., Meksika është ekip i fortë.
Të kësaj natyre janë, të kësaj natyre janë një çikë kështu, po të them në këto historitë ose këto të dhënat me ekipe që janë larg Europës. Për shembull, Maroku kishte ekipin që u kualifikua në Argjentinë, që është një ekip që pak veta e njihnin. Një ekip dinjitoz, po ne s'i njohim. .Për turizmin ndoshta si fillim.: Unë thashë, pashë një ngritje të Amerikës në atë trajtimin fizik. Kam parë shumë ekipe që kanë qenë dinjitoze.
Më ka zhgënjyer Gjermania, Holanda. Dy ekipet e para europiane që mund të themi që zhgënjyen, pas Turqisë që u eliminua shumë herët. Italia nuk arriti dot fare që të merrte pjesë në Botëror, besoj që zhgënjimi i parë erdhi për Botërorin duhet të themi për Gjermaninë dhe Holandën. Jo unë, doja të thosha edhe një çikë tek humori që, më mirë si Italia që e pa nga shtëpia sesa si Gjermania edhe si Holanda. Dhe ishte e pafalshme. Nuk ka rëndësi me kë. Ka rëndësi që këto janë dy ekipe dinjitoze në histori. Edhe po të shkosh Gjermaninë, të paktën sikur ekipi i tretë do ishte, prapë do ishte më mirë. Edhe Brazili ndoshta.

