U "përpi" nga flakët zona e Koxhasit/ Zjarrfikësit neutralizojnë vatrën pas disa orësh, zhbllokohet autostrada

Është vënë nën kontroll dhe është fikur zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak.
Flakët, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur u bë i dukshëm edhe në zonat përreth, duke krijuar vështirësi për qarkullimin në autostradë.
Për shkak të situatës, autoritetet ndërmorën masa për menaxhimin e trafikut, ndërsa pas shuarjes së zjarrit qarkullimi është rikthyer në normalitet dhe autostrada është zhbllokuar.
Në operacion morën pjesë forcat zjarrfikëse të Shijakut, Durrësit dhe Vorës, të cilat punuan për disa orë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht, nuk raportohen banesa apo biznese të dëmtuara, ndërsa zjarri shkaktoi djegien e një sipërfaqeje toke në zonën e Koxhasit.
Autoritetet pritet të nisin verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si edhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.


