Tillman heroik në SHBA–Bosnjë / “Këpuca e çarë”, shënon me këmbën që i rridhte ...

Tillman heroik në SHBA–Bosnjë / “Këpuca e

Malik Tillman është kthyer në protagonistin e madh të fitores së Shteteve të Bashkuara ndaj Bosnjës në 1/16-at e Botërorit 2026, një ndeshje që përfundoi 2-0 dhe që u vendos nga një episod dramatik në fund të lojës.

Mesfushori i SHBA-së realizoi golin e dytë vendimtar me një goditje dënimi në minutën e 82-të, pavarësisht se kishte pësuar një dëmtim të fortë në këmbë pak më herët gjatë ndeshjes. 

Sipas vetë lojtarit, një shkelje i kishte çarë këpucën dhe i kishte shkaktuar plagë, duke bërë që ai të godiste topin me dhimbje dhe me gjakderdhje në këmbën e djathtë.

“Ndjeja dhimbje, këpuca ishte e çarë”, u shpreh Tillman pas ndeshjes, duke treguar se ishte detyruar ta ndërronte pajisjen para ekzekutimit të goditjes.

Ndeshja ishte tensionuar edhe më herët, pasi SHBA mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Folarin Balogun me VAR në minutën e 64-t. Pavarësisht presionit të Bosnjës, amerikanët arritën të ruanin avantazhin dhe më pas ta vulosnin kualifikimin me golin e Tillman.

Tillman kishte dhënë kontribut edhe në golin e parë, duke marrë pjesë në aksionin që çoi në rrjetën e Balogun në fundin e pjesës së parë. Në fund, ai u shndërrua në heroin e takimit, duke siguruar kualifikimin e SHBA-së në 1/8-at e finales.

EMISIONET