Prokopi: Trajneri Kërnaja i ka kthyer besimin skuadrës së Partizanit

Gazetari, Mantho Prokopi i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se trajneri Kërnaja ka kthyer besimin tek Partizani.

Prokopi: Meqë përmende pak Partizanin, unë jam më optimist tek skenari i Partizanit.

Që nga afrimi i trajnerit Kërnaja, personalisht më pëlqen shumë.

Është një karakter më vete.

Pra Kërnaja mori Partizanin që luftonte për mbijetesë dhe tha jemi për ‘Final 4’ dhe po i qëndron fjalës.

Është një trajner që ka kthyer besimin tek Partizani.

EMISIONET