''Jemi thuajse në gjysëm të kampionatit'', Lundra: Në dyshim për ''Final 4'' ngelet Partizani e Teuta

Gazetari, Dritan Lundra i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Partizani ose Teuta mund ti bashkohen ‘Final 4’ nëse ndonjë nga 4 ekipet e para bën ndonjë gabim.

Lundra: Mos të harrojmë, jemi pothuajse në gjysmë të kampionatit.

Tashmë çdo skuadër e ka zënë pozicionin e vet.

Në dyshim ngelet vetëm Partizani dhe Teuta.

Për mendimin tim, Dinamo, Egnatia, Vllaznia e Elbasani vetëm ndonjë nga këto mund të pësojë ndonjë kolpo dhe të rihyjë Partizani ose mbase edhe Teuta.

EMISIONET