FOTO/ Një ëndërr 20-vjeçare po bëhet realitet/ Xhuli Nura ndan pamjet prekëse duke bërë gati rrobat e binjakëve

 FOTO/ Një ëndërr 20-vjeçare po bëhet realitet/ Xhuli

Vetëm pak ditë pasi ndau me publikun lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, modelja dhe ish-banorja e "Big Brother VIP Kosova", Juliana Nura (Xhuli), ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim tejet emocional në rrjetet sociale.

Përmes një videoje të ndarë në InstaStory, ku shihet duke hekurosur me kujdes rrobat e vogla të foshnjave, Xhuli ka shprehur gjithë lumturinë dhe rrugëtimin e gjatë e sfidues që ka kaluar për të mbërritur deri këtu.

"Ëndrra më e madhe nga të gjitha. 20 vite shpresë dhe lutje", – ka shkruar ajo krahas videos, duke dëshmuar se pritja e këtij momenti ka qenë dëshira e saj më e madhe jetësore.

FOTO/ Një ëndërr 20-vjeçare po bëhet realitet/ Xhuli

Ditë më parë, modelja konfirmoi se është shtatzënë me binjakë – një vajzë dhe një djalë – të cilët do t'i sjellë në jetë përmes metodës së fekondimit artificial (IVF). Ky lajm ka ngjallur një valë të madhe urimesh dhe reagimesh pozitive nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët po gëzohen bashkë me të për këtë kapitull të ri e të bekuar.

EMISIONET