27 vite pas vr*sjes në 99'/ Kapet në Angli Sabri Sopoti, i dënuar me 24 vite burg. Drejt ekstradimit

27 vite pas vr*sjes në 99'/ Kapet në Angli Sabri Sopoti, i

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer më shumë se dy dekada më parë, Sabri Sopoti është arrestuar në Angli. 60-vjeçari, i dënuar me 24 vite burg nga Gjykata e Dibrës, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester.

Sopoti u lokalizua dhe u ndalua nga autoritetet britanike me qëllim kthimin e tij në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Sabri Sopoti është dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur më 24 dhjetor 1999, kur Sopoti dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B.K.

Pas arrestimit në Angli, Interpol Tirana vijon procedurat me homologët britanikë për finalizimin e ekstradimit të 60-vjeçarit drejt Shqipërisë.

EMISIONET