DOKUMENTET/ ASHK përballë skandalit! Si u privatizuan lulishtja dhe trotuari në favor të Ajola dhe Valbona Xoxës?!

Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumenteve, të cilat vinin si pretendim se në rrugën “Muhamet Gjollesha” ishin privatizuar lulishtja dhe trotuari për llogari të shoqërisë aksionere “Botimet Enciklopedike” të Ajola dhe Valbona Xoxës, veprim i kryer në vitin 2016.

CNA i shkoi më tej investigimit dhe i jemi drejtuar ASHK-së me kërkesë për informacion zyrtar, në lidhje me këtë rast ku pretendohet se janë dëmtuar disa bashkëpronarë në të njëjtën godinë.

Privatizimi i lulishtes apo trotuarit si truall në funksion të shoqërisë aksionere ku mazhorancë janë Ajola dhe Valbona Xoxa, dalja pengon aksesin e njësisë që lidhet me sipërfaqen e regjistruar si pasuria 5/360.

DOKUMENTET/ ASHK përballë skandalit! Si u privatizuan lulishtja dhe
Shkrese e derguar ASHK-së mbi rastin

Thënë shkurt, ky regjistrim ka dëmtuar pronarët në të njëjtin objekt duke u sjellë kufizime në përdorimin e hyrje-daljeve në trotuarin publik.

Nga ana tjetër, personat e tjerë, pronarë të godinës, nuk janë përfshirë në procedurën që çoi në regjistrimin e vitit 2016.

CNA ka publikuar dokumentet duke nisur nga planimetria që tregon lulishten e kthyer në truall, harta treguese e regjistrimit, urdhrin për ndarjen e pasurisë, vërtetimin e dokumenteve hipotekore e deri te planimetria e vjetër.

Disa pyetje publike për ASHK-në dhe një skandal i mundshëm për privatizimin e një trotuari

Cili është dokumenti teknik i saktë që përcaktoi kufijtë e sipërfaqes 415.88 m² dhe a përputhet sipërfaqja e regjistruar me sipërfaqen që rezulton nga dokumentet historike?

Sipas të dhënave të dokumenteve, por edhe fotove, tregohet se ka lulishte dhe sipërfaqja e privatizuar është edhe trotuar.

Për faktin që shihet në terren, ka dyshime për shkelje të ligjit dhe abuzime nga ASHK-ja.

Pyetjet që lindin janë:

1-A është verifikuar gjendja reale e terrenit në momentin e regjistrimit të vitit 2016?

2-A përfshin pasuria 5/360 sipërfaqe që në praktikë kanë shërbyer si akses ose hapësirë kalimi?

Dokumentacioni i analizuar deri tani ngre dyshime të shumta mbi mënyrën e përcaktimit dhe regjistrimit të sipërfaqes 415.88 m² në pasurinë nr. 5/360.

Materialet e publikuara nga CNA kërkojnë një verifikim të mëtejshëm administrativ dhe, nëse rezultojnë elemente shtesë, edhe hetim institucional mbi procedurën e ndjekur ku, sipas dokumenteve, duke qartazi se shoqëria aksionere “Botimet Enciklopedike” ka privatizuar lulishten dhe trotuarin./ Marrë me të njëjtin titull nga CNA.al

EMISIONET