Ushtria ukrainase: Shkatërrohet ura hekurudhore në Krime, g*diten linja furnizimi dhe rrjeti elektrik

Ushtria ukrainase: Shkatërrohet ura hekurudhore në Krime, g*diten

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka shkatërruar një urë hekurudhore mbi Kanalin e Krimesë së Veriut, të cilën e cilëson si një nyje strategjike ushtarake dhe logjistike të përdorur nga forcat ruse.

“Kemi një përditësim zyrtar emergjent: ura hekurudhore mbi Kanalin e Krimesë së Veriut në Krime nuk ekziston më”, thuhet në deklaratën e publikuar sipas RBC-Ukrainë.

Sipas Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës, sulmi është kryer në afërsi të fshatit Rozdolne në Krimenë e pushtuar, në bashkëpunim me anëtarë të rezistencës që veprojnë në mënyrë të fshehtë në gadishull. Autoritetet ukrainase raportojnë se janë realizuar dy goditje në objektivin e njëjtë.

Po ashtu, forcat ukrainase deklaruan se më 23 qershor janë kryer operacione edhe në pjesën e pushtuar të rajonit të Zaporizhias, ku objektiv kanë qenë kamionë të përdorur për furnizimin e forcave ruse përgjatë korridorit tokësor drejt Krimesë.

EMISIONET