U bë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve, mesazhi i ëmbël i bashkëshortes së Messit për yllin argjentinas: Çfarë privilegji të të…

Lionel Messi ka hyrë sërish në historinë e Botërorëve, ndërsa bashkëshortja e tij Antonela Roçuzzo i ka dedikuar një mesazh emocional pas arritjes së tij të re.
Ylli argjentinas realizoi dy gola në ndeshjen ndaj Austrisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 18 gola gjithsej, duke kaluar legjendën gjermane Miroslav Klose.
Messi humbi edhe një penallti gjatë ndeshjes, por u rikuperua me golat në minutën e 38-të dhe të 95-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij dhe duke forcuar rekordin historik.
Në këtë turne, ai ka shënuar tashmë pesë gola, pas tripletës së realizuar në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë.
Bashkëshortja e tij, Antonela, e ndoqi ndeshjen nga stadiumi në Arlington të Teksasit së bashku me tre djemtë e tyre, të cilët mbanin veshur fanellat e Messit.

Pas ndeshjes, ajo publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku shkroi: “Çfarë privilegji të të shoh të bësh histori sërish e sërish.”
Mesazhi u shpërnda gjerësisht dhe mori mijëra reagime nga fansat, të cilët vlerësuan familjen e Messit dhe suksesin e tij historik.
Vetë Messi iu përgjigj publikimit me një koment të thjeshtë dhe emocional: “Të dua.”

